web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e mistershme e

2022-11-03 12:40:00, Aktualitet CNA

Zhdukja e mistershme e

Në qytetin e Elbasanit është zhvarrosur një kufomë e cila dyshohet se është i “Renit të Elbasanit”, emri i vërtetë i të cilit është Renato hamza dhe ishte këngëtar i muzikës tallava.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se trupi është gjetur mëngjesin e djeshëm rreth orën 05:00 të mëngjesit, ku një grup prej 25 policësh, specialistësh të krimeve dhe mjekësh ligjore, kanë kryer zhvarrosjen e kufomës ende të paidentifikuar.

Kufoma është gjetur në një fshat të Librazhdit. Kufomës i janë marrë kampionet e AND-së, pasi ka dyshime të forta se trupi i përket Renato Hamzës, zhdulja e të cilit mbetet enigmë edhe sot që prej vitit 2014.

Pas rihapjes së hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka arritur të sigurojë indicia të reja, dukemarrë kështu vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur, e cili nuk është identifikuar. Dyshimet mbeten të forta se ky trup i takon “Renit të Elbasanit”, emër me të cilin njihej gjerësisht.

Dyshohet se i riu mund të jetë ekzekutuar nga një organizatë kriminale, në Shqipërinë e mesme, pasi dyshohet se Renato Hamza mund të ketë qënë dëshmitar i një ngjarjeje kriminale në mënyrë rastësore. Kjo gjë dyshohet se ka sjellë më pas rrëmbimin dhe ekzekutimin e tij.

Kujtojmë se që nga viti 2014 familja e Renatos nuk di asgjë për fatin e të riut, aso kohe 21 vjeç. Herën e fundi tai është parë me familjën më 29 qershor 2014, dhe më pas një telefonatë anonime e nxori nga shtëpia për të mos u kthyer më. Ai la pas familjen dhe gruan e tij e cila aso kohe ishte 9 muajshe shtatëzënë./CNA.al





Lajmet e fundit nga