web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për BBC i përgjigjet sekretares së brendshme britanike/ “I neveritur, ushqen ksenofobinë”

2022-11-03 08:34:00, Aktualitet CNA

Rama për BBC i përgjigjet sekretares së brendshme britanike/

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman me deklaratën se duhet shpejtuar largimi i shqiptarëve nga Britani, vijon të pasohet me reagime nga kryeministri Edi Rama.

Rama  në një deklaratë për BBC-në ka thënë se komenti "pushtim" i Braverman ishte "i çmendur" dhe ai e kishte patur "të pamundur të mos reagonte".

"Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë."- tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga