web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The martyr's mother was brutally raped/ Blendi Fevziu reacts harshly to the nurses

2022-11-02 19:46:00, Aktualitet CNA
The martyr's mother was brutally raped/ Blendi Fevziu reacts harshly to the
Journalist Blendi Fevziu

Journalist Blendi Fevziu has reacted to the macabre violence against the elderly woman by the Peja asylum worker, the video of which went viral on the network.

Through a status on social networks, Fevziu recalls that the elderly woman is the mother of a martyr who sacrificed his life to end violence.

He says that the employees of the old people's home have not only hit a sub, but the dream of thousands of martyrs of Kosovo, the faith of a nation and each of us.

Fevzi's full status:

Kjo grua e moshuar ka qenë sot dhimbja e përbashket e të gjithë shqiptarëve. E qara e saj e trishtë që mbytej nga zgërdhirjet e disa punonjëseve të shtëpisë së pleqve, përpara një telefoni që regjistronte atë skenë thuajse makabre, nuk do të kishte ndodhur nëse jeta s’do kishte rezervuar një tjetër surprizë të trishtë për të.

Kjo nënë kishte një djalë. Ajo do ishte sot me të, e me siguri, do kishte qenë e kënaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat në shtëpinë e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Në momentin më të rëndësishëm e më delikat të vendit të tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UÇK - së. Ai vendosi të mbrojë me jetën e tij jo vetëm të moshuarit, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës që kërcënoheshin nga dhuna serbe. Ai ra dëshmor në afërsi të Gjakovës në vitin 1999. Duke lënë pas nje foto të vetme, me një buzëqeshje dhe me bindjen që shteti për të cilin po flijohej do ta meritonte sakrificën e tij. Që prej vitit 1999 kjo nënë digjet në dhimbjen për djalin që humbi, por me siguri edhe me krenarinë që ai ra dëshmor për këtë vend. Por vendi të cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka rezervuar sot një skenë që të ngjeth.

Gruaja e vetmuar goditet në një shtëpi pleqsh, nga dy vajza, të dyja me uniformë, ndërsa një e tretë e filmon skenën me siguri për ta shfaqur me krenari në ndonjë nga ndenjiet banale të kësaj kategorie që s’ka asgjë të përbashkët me qenien njerëzore. Apo pse jo për ta bërë edhe virale në TikTok. Sot ato dy vajza nuk kanë goditur vetëm një të moshuar, që në vetvete është mëkati më i madh në këtë botë. Sot ato dy vajza kanë goditur mbi ëndrrën e mijëra dëshmorëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, pa dhunën me të cilët serbët kërcënonin shqiptarët. Ato vajza kanë goditur mbi besimin e një kombi të tërë që respektin ndaj të moshuarve e ka pasur në thelb të filozofisë së tij. Sot ato nuk kanë goditur një nënë pa djalin e saj. Sot ato kanë goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet të ndjejë në fytyrë ato goditje dhe atë turp…/ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga