web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"An Enverist under the dome of the new justice"/ Murrizi mocks the head of SPAK

2022-11-02 15:17:00, Aktualitet CNA

"An Enverist under the dome of the new justice"/ Murrizi mocks the

Muslim Murrizi said that the figure of the head of SPAK seemed to be irreplaceable, while today, fortunately, three candidates have announced their candidacy to replace Kraja. 

Ironic about the work he has done in these years, Murrizi says that Kraja has not "managed to do more". 

"Prof Edvin Prifti has been arrested, he has sent an arrest warrant for 4 dead ex-commissioners, he has investigated and continues to investigate Bektashi and he has interrogated the entire village about the two combine harvesters and how many hectares of wheat Bektashi has harvested during 32 years.

SPAK-u u krijua për të kapur peshq të medhenj dhe arrestoi një zv ministre për një arkë peshk."- shprehet Murrizi.

Deklarata e plotë:

Bie tullumbacja mediatike për ish hetuesin e komunizmit dhe ish kanidatin për deputet të rinisë komuniste te 31 marsit 1991 Arben Krajën.

Kishte kohë që media që prej kohësh prodhojnë lajme me porosi dhe i lepihen kujdo që është në karriken e pushtetit, që po na e paraqesnin një ish hetues anadollak të komunizmit,që ka mbaruar ekonomi politike dhe një juridik të dyshimtë 3 vjeçar me korrespondencë 1989-1992, si të pa zëvendësueshëm.

Bile po dukej sikur posti i shefit të SPAK-ut ishte kostum që i rrinte fiks vetëm ketij komunisti, ose e thënë ndryshe po qante shpata për një burrë.

Sot kemi 3 kanidat për të zëvendësuar komunist Krajën dhe më datë 16 dhjetor në mbledhjen e KLP njëri prej tyre do të jetë drejtues i SPAK-ut.

E turpshme ishte dhe kerkesa e këtij hetuesi të komunizmit që i kërkoi Parlamentit që prokurorët e SPAK-ut të kishin mandat të përjetshëm.

Po aq absurde dhe banale ishte edhe kërkesa nën zë e Zj Kim për të ndryshuar Kushtetuten që shefi i SPAK-ut të kishte mandat 6 vjeçar dhe jo 3 vjeçar, vetëm që ky enverist si shumë enverist të tjerë të ishte në kupolën e drejtesisë së “ re”.

Mirëpo këta shejtanër që janë shumë “ pro” Amerikan si Rama, Basha, Bardhi, Alibeja, nuk e di pse nuk u dakortesuan për ta ndryshuar Kushtetutën që drejtesia e “ re” të komandohej akoma nga bastarde të rregjimit komunist.

A thua se nuk mjaftojnë ish hetuesit dhe ish prokurorët Dvorani, Sadushi, Panda, Rakipi, Sheshi e plot xhelatë të tjerë por duhej edhe Kraja me çdo kusht.

Pas dates 16 dhjetor SPAK-u është mirë të “ shkrihet” fare sepse pa Krajën drejtues nuk ka më kuptim. Kraja gjatë tre viteve ka “ arritur” suksese të pa parë në luftën kundër korrupsionit të niveleve të larta Shteterore.

Ka arrestuar Prof Edvin Priftin, ka dërguar urdhër arreste për 4 ish komisionere të vdekur, ka hetuar dhe vazhdon te hetoj Bektashin dhe ka marrë në pyetje gjith fshatin per dy autokombajat dhe sa hektare grurë ka korrur Bektashi gjatë 32 viteve.

SPAK-u u krijua për të kapur peshq të medhenj dhe arrestoi një zv ministre për një arkë peshk.

Nuk e kuptoj dhe nuk di se kujt i duhej akoma nje kufomë e tillë dhe një servil që i ka sheërbyer çdo pushteti si vemje duke u pershtatur sipas kohës si një kameleon tipik komunist.

Ka qene hetues i rregjimit komunist, ka arrestuar, hetuar dhe dënuar ne vitet 1989-1990 elemente anti parti, pastaj në vitet 92 kapërceu ylberin dhe u bë jurist i policisë financiare Shkoder, pastaj në vitin 97-2000 u zgjodh nga partia socialiste nënkryetar i KLSH.

Një “ galloshe” e tillë që i vishet çdo pushteti e i lëpihet çdo pushtetari nuk bën as për roje vilash e jo më per shef SPAK-u.

Deri më datë 16 dhjetor ishalla zbulon të paktën hajdutët që i vodhën vilën e tij në Lalz ,e që e mohoi paturpësisht sikur nuk kishte ndodhur,se gjë tjetër nuk ka më se çfarë bën.

Ehhhh sa do jenë merzitur këta që mbanin shpresë e shfrynin lart e poshtë se nuk do të kishte kanidat për të zëvendësuar komunistin Kraja!!!

Por ja që brenda afatit kohor datë 2 nentore, u rregjistruan 3 kanidatë dhe për çudi asnjëri nuk ka qënë ish hetues i rregjimit komunist si Arben Kraja, asnjëri nuk ka qënë kandidat për deputet nga bashkimi i rinisë komuniste si Arben Kraja, asnjëri nuk ka mbaruar ekonomi politike si Kraja, asnjëri nuk ka vilë në Lalz  që tja kene vjedhur hajdutët si Arben Kraja.

E nëse “kriteret” dhe cv e Krajës që kam cituar më lart ishte kusht i pëlqyer nga këta që predikojnë drejtësinë e “ re” me mbetje të së shkuarës, atëherë i bie që të 3 kanidatët për kreun e SPAK-ut, Z Xholi, Z Kondili dhe Z Dumani duhet te “ skualifikohen” për mos plotësim kriteresh, dhe SPAK-u duhet të “ shkrihet” se pa Krajën në krye ,nuk ka më kuptim.

Ehhhh çfarë teatri i pështire është realizuar në Shqipëri nga viti 2016 më të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe vetingu famoz i realizuar nga një tufë fundërrinash vetingues ku gjysma janë dënuar e në hetim dhe nga 7 gjobvënës jo Shqipfolës që kanë punuar hidraulik në vendet e tyre.

All the sorros who supposedly "drafted" the legislation for this reform mind and who should not have been part of the "new" justice system, are today in the leadership dome of this justice mind. /CNA.al





Lajmet e fundit nga