
Prej disa muajsh CNA.al ka raportuar se biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka detyrime të prapambetura tatimore në dy bizneset “Birra Tirana” dhe “Birra Korça”.
Konkretisht me “Birra Tirana” Hysenbelliu ka 3.9 miliardë lekë detyrime, ndërsa me “Birra Korça” 2.4 miliardë lekë.
Por sot Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë një njoftim me një kompani të tretë.
Në një deklaratë për mediat, Tatimet thonë se Hysenbelliu ka detyrime të prapambetura edhe me Shoqërinë "Albecorp" shpk, për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milionë lekësh.
Sipas këtij institucioni, kjo është edhe arsyeja pse Irfan Hysenbelliu po sulmon me lajme të pavërteta.
Deklarata e plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqarojë opinionin publik, se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesionale nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelliu.
E gjitha kjo situatë vjen si pasojë e evidentimit nga ana e Administratës Tatimore e një rasti kur nga Shoqeria "Albecorp" shpk, në pronësi të z.Hysenbelliu janë shmangur detyrimet tatimore për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milion lekësh.
Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët se do të vijojë të kryejë me përpikmëri misionin e saj në zbatim të ligjit dhe nuk do të stepet përballë asnjë sulmi që kërkon të intimidojë punonjësit dhe drejtuesit e DPT.
Lidhur me rastin e shoqërisë "Albecorp" shpk, në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu, Administrata Tatimore është njoftuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit te Parave përmes shkresës Nr.3723/45 dt.06.02.2023 për një transaksion të kryer nga kjo shoqëri.
Nga informacioni i përcjellë rezulton se në llogarinë e shoqerisë "Albecorp" shpk në bankën Raiffeisen në periudhën Mars 2016 - Maj 2017 është kredituar shuma 605,991,973 lekë, si pagesë për ekzekutimin e Vendimit të Gjykates Nr.3535, datë 17.03.2014 dhe vendimit Nr.2147 datë 03.11.2015. Këto fonde më pas u janë shpërndarë disa shoqërive të tjera, sërish në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu.
Nga verifikimi i bilanceve të shoqërisë "Albecorp" shpk nuk rezulton të jenë deklaruar të Ardhura për vitet 2016-2017, ndërkohë që nga verifikimi i kryer në QKB rezulton se statusi i shoqërisë është "Pezulluar" në datën 23.05.2017.
Administrata Tatimore me shkresën Nr.2948, datë 24.02.2023 me objekt "Kërkesë për informacion dhe dokumentacion" i është drejtuar shoqërisë “Albecorp” shpk lidhur me vendimin e gjykatës, pasqyrat financiare, pagesat e detyrimeve tatimore, dokumentacionin për huadhëniet tek individë apo shoqëri të tjera. Po ashtu me shkresën Nr.2948, dt.24.02.2023 me objekt "Kërkesë për informacion dhe dokumentacion" i është drejtuar edhe z.Irfan Hysenbelliu, pronar me 100% të aksioneve të kësaj shoqerie, për të marrë të njëjtin informacion.
Nga veprimet analizuese paraprake në bazë të informacionit të ardhur nga DPPP, rezulton se kemi të bëjmë me mosdeklarim të të ardhurave të shoqerise, duke shmangur detyrimet tatimore.
Shoqëria "Albecorp" shpk nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milion lekë tatime të shmangura. Vlera aktuale e përllogaritur që Shoqëria i detyrohet shtetit është 266 milion lekë./ CNA.al
Today, during the motion for debate on the McGonigal c...
Debates between the majority and the opposition were n...
The Albanian community in Greece has announced that th...
The High Inspectorate of Justice, on the case of Dan H...
The head of the Parliamentary Group of the SP, Taulant Bal...
Today's session started with a minute of silence for yeste...
Today's session started with a minute of silence for yeste...
DPSHTRR has reacted regarding the suspension of the agreem...
Irfan Hysenbelliu is in debt to the state with beer compan...
The Competition Commission, in its meeting on 01.03.2023, ...
The Special Court Against Organized Crime and Corruption h...
Irfan Hysenbelliu me kompaninë “Birra Korça”, është “m...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ligjeve...
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orë...
Apeli i GJKKO ka shtuar dënimin për ish kryebashkiakun...
Journalist and moderator Sonila Meço reacted strongly ...
Albanian politics has reacted after the accident with ...
Prime Minister Edi Rama reacted after the tragic accid...
Journalist Hysni Gurra reacted after the government's deci...
High Inspector of Justice Artur Metani received in a court...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...