web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e djegësave/ Tabaku: E papranueshme që nuk kemi ministra para drejtësisë

2023-03-01 11:32:00, Aktualitet CNA
Afera e djegësave/ Tabaku: E papranueshme që nuk kemi ministra para
Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në Komisionin e Ligjeve ka përmendur aferën e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj Tabaku është shprehur se, sot është e papranueshme që para drejtësisë nuk janë ministrat përkatës.

Tabaku është shprehur se personat të cilët ndodhen para drejtësisë po përdoren si mburojë për ata që vërtetë duhet të jenë para drejtësisë.

“Sot është e papranueshme që ne nuk kemi ministra përkatës para drejtësisë. Personat të cilët ndodhen para drejtësisë po përdoren si mburojë për ata që vërtetë duhet të jenë para drejtësisë”, ka thënë Tabaku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga