web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mocion debati me Ramën/ Zbulohen detaje për seancën e ardhshme parlamentare

2023-02-27 11:18:00, Aktualitet CNA

Mocion debati me Ramën/ Zbulohen detaje për seancën e ardhshme

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit parlamentar të PS, kreu i grupit Taulant Balla, ka dhënë detaje mbi mocion debatin që pritet të zhvillohet me datën 2 Mars.

Balla është shprehur se , çdo deputet do të ketë mundësi 10 minuta të ushtrojë të drejtën për të folur në seancë. Gjithashtu shtoi se 24 orë janë të majftueshme për këdo që të shprehë mendimin në lidhje me mocion debatin.

“Ditën e enjte ne kemi përcaktuar mevendim të seancës së Kuvendit të mbajmë një mocion me debat dhe besoj se të gjitah grupet parlamentare duhet të përgatiten të mos mungojnë. Do ketë një komunikim me opinionin publik çështje që kanë rëndësi dhe shpresoj të mos gjendemi me kërkesa të tjera procedura që të mos pengojnë këtë debat. Çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë. Mos harroni që kemi të bëjmë me një bashkim të këtyre kërkesave. Mendoj se 24 orë janë mjaftueshëm për këdo që të ushtrojë kohën në komunikim me publikimin”, tha Balla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga