web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sportistët që përfitojnë “grada”/ Komisioni i Sigurisë voton ndryshime për karrierën ushtarake

2023-01-31 11:15:00, Aktualitet CNA

Sportistët që përfitojnë “grada”/ Komisioni i

Komisioni i Sigurisë ka votuar disa ndryshime në lidhje me gradat në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i pranishëm në komision  tha se kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është figurë apolitike dhe nuk ka lidhje as me Partinë Socialiste, as me Partinë Demokratike.

“Drejtori i Shtabit  të Përgjithshëm të forcave të Armatosura s’ka lidhje me PD dhe PS, pra, ska lidhje me politikën”, tha Peleshi.

Propozimi për dhënien e kësaj grade bëhet nga një komision i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për sportin.

Sipas ndryshimeve, sportistët, të cilët arrijnë të thyejnë rekorde olimpike në kampionatet evropiane dhe botërore do marrin gradën kolonel./CNA.al





Lajmet e fundit nga