web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja “McGonigal”/ Alibeaj depoziton kërkesën për interpelancë urgjente me Ramën

2023-01-30 14:51:00, Aktualitet CNA

Çështja “McGonigal”/ Alibeaj depoziton

Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për skandalin McGonigal.

Kujtojmë se në seancën e shkuar parlamentare pati shumë debate dhe tensione , pasi PD kërkoi që të ndryshohej rendi ditës dhe që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancë për të diskutuar për çështjen e McGonigal.

Seanca u mbyll me përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për shkak se bllokoi foltoren e Kuvendit duke mos pranuar që seanca të vijojë pa u ndryshuar rendi i ditës dhe që Rama të përgjigjej për skandalin./ CNA.al





Lajmet e fundit nga