web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vangjeli: McGonigal ka takuar shumë politikanë, biznesmenë, gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri

2023-01-30 22:19:00, Aktualitet CNA
Vangjeli: McGonigal ka takuar shumë politikanë, biznesmenë,
Analisti Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e sotme se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka takuar shumë politikanë, biznesmenë, gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri.

Ai deklaroi në një intervistë me Ylli Rakipin se lista e personave që McGonigal ka takuar është shumë e gjatë.

Vangjeli u shpreh se këta persona e kanë parë ish-zyrtarin e FBI-së gati-gati si një të dërguar të Zotit dhe i kanë dhënë shuma të mëdha parash për të zgjidhur problemet e tyre.

“Lista e atyre që ka takuar McGonigal është shumë e gjatë dhe tani duhet pyetur kë nuk ka takuar. Mes tyre ka shumë politikanë, shumë biznesmenë, shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Sot jemi ende shumë larg mundësisë për të dhënë prova, por mund të hedhim dritë për spekulimet që bëhen në Tiranë.

Bëhet fjalë për shuma në miliona euro që janë marrë në Shqipëri dhe në Kosovë, në premtim të shërbimeve të mundshme hipotetike që mund të bëheshin, që po thuhen nga vetë viktimat që kanë paguar shifra të konsiderueshme. Ka pretendime që, në mënyrë të tërthortë, është tentuar të ndërhyhet në procesin e vettingut, duke kërkuar garanci që dikush e kalon ose jo.

Shqiptarët kanë parë më së paku një film triller amerikan dhe kanë idenë se FBI-ja është bën gjithçka dhe kushdo që vjen me këtë stampë në fanellë nga pas është gati-gati si një i dërguar i Zotit.

Nëse shikon prej një jave në gjithë çfarë ka ndodhur në hapësirën mediatike shqiptare në studio e portale dhe brenda në politikë, përpara se të ndodhë në SHBA, ne i kemi bërë gjyqin, kemi caktuar fajësinë dhe e kemi shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, madje duke e rikualifikuar akuzën që e kanë bërë amerikanët në Nju Jork dhe Uashington, nga Tirana është arritur kulmi sepse është konsideruar edhe si vrasës me pagesë.

Today it is clear, according to the indictment, that all his visits, on duty or when he retired, were private, but no one in Tirana, who would be presented to him, would refuse that business card, would accept it he was meeting and none of them would tell him in what capacity he is coming, who will pay his expenses, what your intentions are, whether or not you have notified the American officials about these trips and so on. This is the part for a moment of reflection on statehood or serious citizens of a serious state", the analyst emphasized./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga