web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri i Ramës në dosjen “McGonigal”/ Gazetarja vë kryeministrin me shpatulla pas murit

2023-01-30 22:18:00, Aktualitet CNA

Emri i Ramës në dosjen “McGonigal”/ Gazetarja vë

Gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se ka lexuar aktakuzën për ish-zyrtarin e  FBI-së, McGonigal dhe në të kryeministri Edi Rama përmenedet plot 14 herë.

Lala në një intervistë për gazetaren, Eni Vasili tha se Rama ka përgjegjësi morale dhe politike që të dal ëë e të sqarojë kërtë çështje.

Deri tani SPAK nuk ka pranuar nisjen e një hetimi. Ne kujtojmë raste të tjera ku prokuroria ka nisur hetime pas shkrimeve në revista apo gazeta. Unë e kam lexuar aktakuzën dhe Rama përmendet 14 herë. Kjo histori nuk është amerikane por i përket prokurorisë shqiptare. Duhet të hetohet se kush pagoi paratë për McGonigal, nga dolën ato. Kë takoi ai që ne nuk e dimë, përveç Ramës, Gjiknurit dhe 2 kryebashkiakëve. Sot Rama ka një detyrim të madh moral dhe politik, të dalë e të sqarojë këtë çështje. Që kur është hapur historia e Mother Jones, një në 5 fjalët e tij kanë qenë rublat ruse dhe sot i del emri në një histori që ka nisur nga rublat. Kush i pagoi paratë që erdhi McGonigal në Shqipëri? Nëse është vetëm 1 lek është rast i pastër korruptiv. Momenti i dytë është në lidhje me koncesionin e kompanisë së naftës. Agron Nezës mund t’i merret dëshmia që ka dhënë me letër porosi, mund të merret dëshmia e Dorian Duçkës”, u shpreh ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga