web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi/ A dështoi qeveria me investimet për inceneratorët?

2023-08-26 14:40:00, Aktualitet CNA

Sondazhi/ A dështoi qeveria me investimet për inceneratorët?

CNA ka pyteur qytetarët në lidhje me çështjen më të nxehtë, me të ashtuquajturën afera e shekullit, inceneratorët, ku nga xhepat e shqiptarëve të varfër janë marrë me qindra miliona euro.

CNA ka krijuar një sondazh ku u kërkon mendim qytetarëve në lidhje me pyetjen: “A dështoi qeveria me investimet për inceneratorët?”

Për këtë, qytetarët shqiptarë kanë tre mundësi për të zgjedhur, duke shtypur “Po”, “Jo” apo “Nuk e di”.

Poll

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama foli për këtë aferë korruptive, ku tentoi tu hidhte hi syve të shqiptarëve duke thënë se inceenratorët punojnë.

Por e vërteta është se ashtu siç është paraqitur me dokumente dhe shkrime të njëpasnjëshme nga CNA, me prova që tregojnë se inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe qytetarët kanë paguar një tarifë prej 29 euro/ ton për trajtimin e mbetjeve.

Ndërsa për inceenratorin e Fierit kryeministri u shpreh se funksionon “por ka nevojë për një pagesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi dhe do ta marrë bashkia e Fierit që do të paguajë dhe atë pjesë të fundit dhe të futet në funksion”.

Po ashtu për të Elbasanit, ku sipas denoncimeve ky incenerator është thjesht një kaldajë dhe dhe duhet një kosto e çmendur prej 2 milionë eurosh për ta vënë në punë.

Theksojmë se në të gjithë skemën e inceneratorëve, fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe pastaj përfundon në Tiranë, ku zullumi është shumë herë më i madh se tek inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit , qëndrojnë tre personazhe, Klodian Zoto, truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, dhe pasuritë e Zotos dhe Mërtirit.

Gjithashtu nga hetimet SPAK u zbardhën veprimet korruptive dhe fatura fiktive që kapnin vlerë rreth 5 miliardë lekë.

Kujtojmë se për këtë aferë ndodhen pas hekurave, ish ministri i mjedisit Lefter Koka, një sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga