
Kryeministri Edi Rama ka mohuar se qeveria po planifikon të shpenzojë edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier për t’u rikthyer te strategjia e riciklimit.
Ishte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ai i cili ditën e sotme në rrjetet sociale shkroi se qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave.
Ramën thotë se shumat e përcaktuara në këtë lloj dokumenti orientues janë shuma që nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative, ndërkohë që guri 100 e kusur milionësh s’ka asnjë lidhje as me këtë dokument, as me ndonjë vendim tjetër.
Po ashtu dhe BIRN e raportoi një gjë të tillë më herët ditën e sotme.
Lidhur me këtë Rama tha se “mediave “investigative” që marrin pjesë në hedhje gurësh në mexhelis, u lutem të mos harrojnë t’u drejtohen edhe burimeve zyrtare, qoftë edhe për të larë gojën, sepse mund t’i kursejnë vetes figurën e keqe të të keqinformuarit”.
Postimi i plotë:
Asaj shprehjes popullore, “hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot”, po i bashkangjis si adresë Fletoren Zyrtare, ku çdo shejtanbudalla nga ata që e kanë nxjerrë nga nuk e di ku, se qeveria paskej vendosur 100 e kusur milionë për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit në Dokumentin e Politikave Prioritare, mund të gjejnë se çfarë ka vendosur në fakt në atë dokument qeveria në mbledhjen e miratimit të tij, e pastaj mund t’ia tregojnë publikut, ndërkohë që për sa na takon nuk kemi vendosur asgjë të tillë! Me këtë rast sqaroj se shumat e përcaktuara në këtë lloj dokumenti orientues janë shuma që nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative, ndërkohë që guri 100 e kusur milionësh s’ka asnjë lidhje as me këtë dokument, as me ndonjë vendim tjetër tonin! Në mbyllje, mediave “investigative” që marrin pjesë në hedhje gurësh në mexhelis, u lutem të mos harrojnë t’u drejtohen edhe burimeve zyrtare, qoftë edhe për të larë gojën, sepse mund t’i kursejnë vetes figurën e keqe të të keqinformuarit që keqinformon, ndërkohë që misioni i tyre është ta informojnë publikun duke e mbrojtur nga keqinformimi./ CNA
41 turistë janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të V...
Në korrik të këtij viti, teksa Shqipëria priste të niste p...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë...
Ura që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është ...
Mesazhet e fundit të Edi Ramës nuk paralajmërojnë asgjë të...
Një zjarr i madh përfshiu ditën e sotme malin e Shpira...
Roland Bejko, sekretar për Vetqeverisjen Vendore dhe D...
Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të m...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shist...
Pesë persona janë proceduar penalisht pasi u kapën në fla...
Mëngjesi nisi me akostimin e anijeve dhe jahteve turistike...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes...
“Të dal të lyp, për të siguruar jetesën, të zhdukem nga sy...
Nga haberet që vijnë nga godina e qeverisë veçuam një nga ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, tho...
Dy persona babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistem...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se eki...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka folu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...