
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pjesë e OSHEE Group do të rinovojnë flotën e mjeteve që kanë në përdorim duke marrë të paktën 170 makina me qira.
Në një procedurë të çelur këtë të premte nga Drejtoria Rajonale e OSSH në Tiranë specifikohet se shuma e vënë në dispozicion për këtë procedurë është më shumë se 672 milionë lekë apo 6.1 milionë euro.
Referuar dokumenteve që shoqërojnë procedurën bëhet fjalë për lloje të ndryshme mjetesh në varësi të funksionit në të cilat do të vihen apo të grupeve të terrenit që do t’i përdorin.
Pjesën dominuese ashtu si edhe më herët e kanë automjetet pick-up që përdoren kryesisht nga grupet e terrenit. Sipas dokumenteve nga 170 mjete që do të merren me qira të paktën 159 mjete janë për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, kompania që kujdeset për rrjetin dhe faturimet ndërkohë që vetëm 11 mjete i përkasin Furnizuesit të Shërbimit Universal që është operatori që siguron energjinë për të gjithë konsumatorët fundorë në tregun e rregulluar.
Të detajuara lista e mjeteve me qira tregon se të paktën 5 mjete këtohet të jenë SUV, 10 prej tyre EC/SUV ose Crossover, 150 pick-up, 4 SUV PHEV, dhe 1 VAN min 6+1.
Mjetet sipas specifikimeve të bëra në dokumente kërkohen me kilometrazh zero, dhe minimumi duhet të jenë prodhim i vitit 2022. Kompania fituese nga kjo procedurë do të ketë të paktën 180 ditë kohë apo 6 muaj për të lëvruar gjithë sasinë e mjeteve të kërkuara ndërkohë që qiraja do të jetë për një periudhë 36 mujore apo rreth 3 vite.
Në dokumente OSSH Tiranë ka specifikuar se operatorët duhet të paraqesin në dokumentet e ofertës edhe specifikimet që lidhen me limitin për kilometra për ndërrimin e gomave limitin e km për zëvendësimin e amortizatorëve, ndërrimin e filtrave dhe vajit të motorit, si edhe të gjitha serviseve periodike të nevojshme për t'u kryer në mjetet e dhëna me qira per të gjithë periudhën e zbatimit te kontratës, referuar specifikimeve teknike.
Marrja e makinave me qira është një praktikë që zhvillohet prej vitesh nga një sërë institucionesh publike në vend duke argumentuar se kjo është një formë më e leverdishme sesa blerja e tyre duke qenë se garantohen edhe shërbimet e mirëmbajtjes. Më herët institucione të tjera kanë aplikuar marrjen me qira të mjeteve për të cilat kanë nevojë janë Policia e Shtetit, Illyrian Guard apo DPSHTRR./Monitor.al
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se eki...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka folu...
Kryeministri Edi Rama ashtu si edhe kryebashkiaku Erion Ve...
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për inceneratorët ësh...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë he...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kontratën e koncesionit...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të for...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Ervin Muç...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë në...
Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Sot në Shqipëri kanë mbërritur eshtrat e prefektit të Tira...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata e zjarrit në ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbërritur në institucionin ...
Mali i Shpiragut vijon ende të jetë i përfshirë nga flakët...
Pas problemeve me shërbimin kompania "ONE Albania" ka reag...
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndys...
Parlamenti ka ndërprerë rrogën e ish-zëvendëskryeministrit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...