
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ku tregon se si prokurori i qeverisë, Edvin Kondili, dhe Nakuçi ndihmuan në lirimin e të fortëve të botës së krimit, Bajrajt.
Berisha tha se me vendosjen e Taluant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën.
Më tej ish-kryeministri ka folur për dosjen e tyre, duke thënë se Edvin Kondili dhe Nakuçi lanë duart dhe e dërguan dosjen për kompetencë prokurorit Xhevahir Lita, të cilin Berisha e ka quajtur ushtar të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit "Metamorfoza".
Berisha thotë se brenda disa muajsh, prokurori i nxori vrasësit nga burgu.
“Bajrët u liruan me ndihmën e Kondilit dhe Nakuçit. Krimi është në revansh për shkak të Ballës.
Krimi i organizuar në të gjitha rrafshet, ka njohur një revansh të paparë dhe mund të themi se gushti ishte muaji i krimit.
Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare më të fuqishme me bandat dhe ky është Taulant Balla.
Përveç denoncimeve ndaj tij në sallën e gjyqit si porositës vrasjesh, përveç regjistrimeve të tij me bandat, Taulant Balla është njeriu i dy telefonave.
Në parlament, jo një herë, por disa herë, ai është paraqitur me dy telefona, çka më ka detyruar mua, të denoncoj telefonat që i mbanin si vegla elektronike në duar.
Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar.
Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.
Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Ai u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lanë duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.
Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu.
Operacioni 'Metamorfoza' dështoi sepse 60 për qind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan”, ka thënë Berisha./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Ervin Muç...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë në...
Ndërkohë që qumështi dhe nënproduktet e tij kanë pasur një...
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Ba...
Sot në Shqipëri kanë mbërritur eshtrat e prefektit të Tira...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata e zjarrit në ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbërritur në institucionin ...
Mali i Shpiragut vijon ende të jetë i përfshirë nga flakët...
Pas problemeve me shërbimin kompania "ONE Albania" ka reag...
Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndys...
Parlamenti ka ndërprerë rrogën e ish-zëvendëskryeministrit...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shprehur se zb...
Në 16 mars të vitit 2017, ish drejtori i përgjithshëm i Fo...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet so...
Kreu i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ditën e sotme ka ndar...
Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi ka dekl...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazi...
Tetë muaj pas aksionit të bujshëm të qeverisë kundër palla...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për koncesionin e ster...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...