Rama i buzëqeshur, tregon 'garën' mes Pjerin Ndreut dhe Benet Becit
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka ndarë disa moment...

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka hedhur akuza kundrejt drejtoreshës së QSUT-së , Albana Fico, e cila sipas tij po keqmenaxhon të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë.
Përmes një deklarate për mediat, ditën e sotme, Balliu shprehet se bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tender me vlerë 380 milionë lekë, shifër kjo e tejfryrë.
Sipas tij, Fico i ka dhënë këtë tender firmës “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt.
Gjatë këtij denoncimi ai tha se 7 kompani jane skualifikuar nga kjo garë vetëm që fituesi të jetë Pastrime Silvio Sh.p.k, madje ndër to edhe oferta më të ulëta.
“Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, pasi mbushi xhepat e Sadri Abazit me fonde të Shëndetësisë është rikthyer te duar të tjera ‘të ngrohta’ me të cilat ose ndan paratë, ose keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë.
Për prapaskenat e aferave të tenderave dhe fondeve në QSUT, Fico ka thirrur firmën “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt. Bëhet fjalë për 380 milion lekë për të fshirë oborret e QSUT. Tenderi me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është dhuruar firmës së Allmuçajt.
Themi dhuruar, sepse 7 kompani jane skualifikuar nga kjo garë vetëm që fituesi të jetë Pastrime Silvio Sh.p.k, madje ndër to edhe oferta më të ulëta. Kjo shkelje fryn xhepin e Ficos dhe të Fiqos, por firon xhepat e qytetarëve, dhe eshte nje shembull i paster i asaj se kur vidhet në krye të vendit reaksioni zinxhir i hajdutërisë shkon, deri te pastrueset.
Sipas raportimeve mediatike, Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, kur 2 punëtorë te firmës së tij u plagosën teksa po pastronin xhamat e një banke në Tiranë. Kompania Pastrime Silvio, ka marrë rreth 4 milionë euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence në 3 vite. Kështu, edhe pse KPP ka kapur shumë herë në shkelje tenderat që fitohen nga kjo kompani, Fico nuk merr parasysh rekordet, por ka kriterere të tjera vlerësimi.
Abuzimet me fondet e shendetsisë janë aty-aty me incineratorët, për nga vlerat monetare të përfituara në kurriz të qytetarëve. Ato janë nje kërcënim direkt për jetën e publikut, me një qeveri që nuk do t’ja dijë për shëndetin e qytetarëve, por vlerëson çka duket jashtë e çka vidhet brenda. Ndërkohë, në spitale nuk ka aparatura për operacionet bazike, mjekët dhe infermieret largohen, sepse puna e tyre është e papërballueshme me rrogat dhe me gjendjen aktuale të shëndetësisë; kontratat dhe tenderat i marrin darovitësit dhe miqtë e qeveritarëve dhe drejtorëve, e me radhë.”-thuhet në denoncimin e PD-së./CNA
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka ndarë disa moment...
Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakonte në ...
Mëngjesin e së martës, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa...
Rei Meta, punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganav...
Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si “Krim t...
Gazetari, Basir Çollaku ka akuzuar djalin e antares të KLP...
Festa e Birrës po afron. Vetëm 10 ditë na ndajnë nga një ...
Rasti i kanabisit në repartin ushtarak të Zall Herrit nuk ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar...
33-vjeçari i cili goditi për vdekje këtë të hënë, një ...
Hyrjet dhe daljet në vendin tonë vijojnë të jenë të larta ...
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u...
Zbardhja e dosjes së aferës së inceneratorëve tregon s...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zbarkuar këtë të hë...
Një subjekt privat ka shkuar dhe po bën rrethimin tek ajo ...
Të hënën, biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka dorëz...
Ashtu siç edhe paralajmëroi, biznesmeni dhe sipërmarrë...
Alqi Bllako është një nga emrat e shumëpërfolur tek af...
Të hënën, është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg"...
Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...