
Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka reaguar pas akuzave të njëpasnjëshme se ka ndërhyrë në serverin e sistemit TIMS.
Në një postim në rrjetet sociale Muça tha se është gënjeshtër pasi të dhënat e sistemit TIMS, as janë transferuar, as janë tjetërsuar.
Ai tha se nuk ka dashur “prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar” por sipas tij “detyrimi ndaj publikut, ndaj detyrës, respekti ndaj vetes, miqve, kolegëve”, e shtyn të mbaj qëndrim të hapur.
Postimi i plotë:
Bari ka ngjyrë blu-, tha gomari. Ai që i thoshte: E ke gabim, është i gjelbër -, dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste i lumtur për “fitoren”.
Unë nuk kam dashur prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar. Por detyrimi ndaj publikut, ndaj detyrës, respekti ndaj vetes, miqve, kolegëve, më shtyn të mbaj këtë qëndrim të hapur për të gjithë baltën, shpifjet, akuzat, ngritur si tym në sy, e shpërndarë andej-këtej, ku mund të gjendet ndonjë gremç për t’u kapur.
1. Akuzohem, unë drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, se paskërkësha marrë të dhënat e sistemit TIMS në një USB!!! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! GËNJESHTËR! Të dhënat e sistemit TIMS, as janë transferuar, as janë tjetërsuar. Porositësve për endjen e rrjetave të shpifjeve, u them vetëm se magjitë vudu në teknologji, nuk funksionojnë dhe do u kthehen kundër.
2. Kur unë marr besimin për kryerjen e një detyre, nuk e nis punën duke menduar “si do përfitoj”, por se si do të shërbej. Është punë edukate, morali, ndershmërie dhe burrërrie. Nuk e di a i kanë këto karakteristika endësit e rrjetave të shpifjeve. Si drejtues i Lartë i Policisë, që në ditën e parë kam kërkuar informacion të detajuar për çdo hallkë, pjesëz dhe segment që ka lidhje me përgjegjësitë e mia. Kjo është mënyra për të dhënë më të mirën, për të mbajtur drejt peshën që të është ngarkuar, e për të siguruar të dhënat që përmbajnë sistemet. Një ndër procedurat kryesore me punën e përditshme të sistemeve është back-up. Jetike për qëndrueshmërinë e sistemeve dhe rikthimin në funksion, në rast sulmesh a fatkeqësish (kujtoj sulmin kibernetik iranian, ku sistemet tona u ringritën pas asistencës se pakushtëzuar nga DART i Microsoft dhe partnerët tanë strategjikë SHBA).
Pikërisht për këtë, unë në vijimësi kam kërkuar informacion mbi mënyrën e kryerjes së proçedurës së back-up nga personat që e kishin detyrë funksionale. Vërejta se back-up, një proçedurë aq e domosdomoshme dhe e rëndësishme, nuk ishte kryer sic duhej. Kërkova të ribëhej. Dhe…vini re: Si përgjigje kam marrë sabotimin. Sigurisht që jam aq i përgjegjshëm sa të mos i bëj publikë këtu në këtë reagim emrat sabotues që guxuan të cënojnë detyrën, betimin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemeve, por patjetër që po përgatis raportin tim, për eprorët dhe organe të tjera ligjzbatuese.
3. Unë, sot, tani, me këdo përballë, specialist i mirëfilltë, apo edhe autodidakt mëdiatik, jam gati të shkoj në institucionet tona hetuese, dhe sigurisht që një ditë do të shkojmë, për të provuar katërcipërisht se puna ime, nuk ka kaluar kurrë asnjë milimetër përtej përgjegjësive që më ngarkon detyra, e jo më të bëhem aktor filmash 007 me “vjedhje” materialesh mijëra TB në USB xhepi. Duhet të jesh shumë injorant ta shkruash këtë, dhe kush e di sa injorant të ndërtosh skenarë të tillë.
4. Në fakt, nuk është vetëm njollosja e emrit tim ajo që më shqetëson. Është mbi të gjitha, mundësia se endësit e këtyre rrjetëzave të shpifjeve, mund t’ia hedhin pa lagur, duke fshehur të vërtetën dhe qëllimet e tyre të vërteta. Por për dijeni, po u kujtoj të gjithëve një fjalë të Budës: Ka dy gabime për rrugën e të vërtetës; të mos i shkosh deri në fund dhe të mos nisesh. Unë tashmë jam nisur. Deri sot gjithçkaje i kam shkuar deri në fund./ CNA
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të m...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi shist...
Pesë persona janë proceduar penalisht pasi u kapën në fla...
Mëngjesi nisi me akostimin e anijeve dhe jahteve turistike...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes...
“Të dal të lyp, për të siguruar jetesën, të zhdukem nga sy...
Nga haberet që vijnë nga godina e qeverisë veçuam një nga ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, tho...
Dy persona babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ...
Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistem...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se eki...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sotme, ka folu...
Kryeministri Edi Rama ashtu si edhe kryebashkiaku Erion Ve...
Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për inceneratorët ësh...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë he...
Kryeministri Edi Rama ka folur për kontratën e koncesionit...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp, është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të for...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se Ervin Muç...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...