Accusation of corruption/ GJKKO sentences Vladimir Zoto
The Special Court has sentenced Vladimir Zoto, who is ...

Tarifat e shërbimit dhe çmimi i ujit në Bashkinë e Korçës janë rritur dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua unifikimi i tarifave të shërbimit për fshatrat dhe qytetin.
Ndër të tjera u miratua edhe rritja e çmimit të ujit të pijshëm për abonentët familjarë të fshatrave të Bashkisë së Korçës.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se rritja e tarifave është e domosdoshme pasi rritja e investimeve dhe shpenzimeve ka sjellë bilanc negativ në kompaninë e Ujësjellësit.
"Pra në total nga 2016 deri në gjashtëmuajorin e pare të 2024 janë arkëtuar 209 milion lekë në fshatra SHA Ujësjellës Kanalizime dhe janë kthyer mbrapa në trajtë shpenzimesh dhe janë invstime 966 milion lekë me një difiçit - 736 milion lekë. Është kollaj të bësh diskutime në ajër për tarifat por nga ana tjetër kompania duhet të ofrojë sherbime më te mira se ato që ka realizuar deri tani, duhet të kryejë edhe investime. Edhe kjo tarifë qe propozohet nuk është se do te mbulojë kostot por minimlaisjt të zbutë bilancin negativ të kompanisë. Kollaj është të thuash mos paguhet fare por puna është si do furnizohen me ujë të pijshëm banorët. Dhe në keto vite per fshatrat e Bashkisë së Korçës është investuar në mënyrë të pjesshme ose të plotë në Drenove , Mborje, Drenovë etj. Kuptohet ka shumë probleme , ka nevojë për investime, për përmirësim të menaxhimit ,por kjo është rruga", u shpreh ai.
Propozimi për rritjen e tarifave dhe çmimit të ujit ka hasur në kundërshtime nga ana e këshilltarëve të opozitës e për rrjedhojë është shoqëruar edhe me debate.
Këshilltarja e Partisë së Lirisë Ismeralda Seidolli, deklaroi për mediat se rritja e tarifave vjen në një moment kur banorët janë në vështirësi ekonomike sidomos në fshatra. Sipas saj ka rritje për tarifat e ujit në më shumë se 40% të vlerës.
"Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Korçë i kërkoi Këshillit Bashkiak rritjen e disa tarifave të shërbimeve si në qytet ashtu edhe në zonat rurale të bashkisë. Në disa zona tarifa e ujit nga 28 lek shkoi në 50 lek dhe në disa zona të tjera nga 38 lek në 50 lek. Është rritur tarifa e ujit të përdorur në zonat urbane me 6 lek dhe tarifat e shërbimit duke u unifikuar në vlerën 200 lek. Rritja e tarifave është anormale për zonat rurale pasi sot fermerët nuk sigurojne dot të ardhura për shkak të mosshitjes së prodhimeve. Nga ana tjetër, në fshatra sot kane mbetur vetëm të moshuar të cilët jetojnë me pensione. Rritja e tarifave prek familjet dhe shtresat në nevojë dhe nuk justifikohet nga Ujësjellës Kanalizime. Pasi në fshatra sot nuk ka ujë ose uji vjen me orar, por Ujësjellësi kërkoi dhe Këshilli Bashkiak vendosi rritjen e tarifave", tha ajo.
Pavarësisht debateve kërkesa e kompanisë së ujësjellës kanalizimeve është miratuar me 20 vota pro nga 27 këshilltarë që ishin të pranishëm në mbledhje./CNA
The Special Court has sentenced Vladimir Zoto, who is ...
Police, plan of measures for the success of the National a...
Luiza Gega, Albania's flag bearer in the biggest sports ev...
The Court of Tirana has declared incompetence for the case...
An agreement providing 136 million euros in EU grants for ...
The preliminary hearing of "Sterilization" is postpone...
Sekustrohen në Tiranë 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7...
For almost 2 months, the online payment system has bee...
This Friday we are introducing you to some of the main pre...
The vice-president of the DP, Oerd Bylykbashi, has com...
The legal representative of the DP, Ivi Kaso, spoke ab...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has wa...
Today, the 18th protest of the opposition took place i...
There were strong debates in the Assembly after the questi...
DP deputy, Ina Zhupa, has pushed the member of the Gov...
The Chairman of the RTSH Steering Council, Leka Bungo, did...
Lulzim Basha, abandoned and without a party, attacked ...
The UNESCO World Heritage Committee, meeting in New De...
Journalist Klodian Tomorri has spoken and commented on...
In Tirana, the changes in the Electoral Code, which ar...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following intensive controls and work based on police inte...
A road accident was recorded on Saturday morning on the Le...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
Four months of war have fundamentally changed relations be...
Australia has confirmed for the first time the presence of...
Two high-speed passenger trains collided on Friday afterno...
The United States government has announced that it will st...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
In the Balkans, few tourism markets are expanding at the p...
Demographic experts Ilir Gëdeshi and Russell King conclude...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...