web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama injoron kërkesat e studentëve/ “Do t’u mbajmë diplomën 5 vite”

2023-07-05 13:09:00, Aktualitet CNA

Rama injoron kërkesat e studentëve/ “Do t’u mbajmë

Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë parasysh kërkesat e studentëve që janë kundër kufizimit kohor të tërheqjes së diplomës.

Përkundrazi, pas mbledhjes me qeverinë,  Rama ka bërë me dije se kjo përiudhe kohore është rritur nga 3 vite që parashikohej në projektligjin paraprak në 5 vite.

Rama iu drejtua studentëve duke thënë se 5 vjet do i shërbeni popullit.

‘Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion  ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë do të duhet të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë për të pajisur me diplomë duhen edhe 5 vite.’- tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga