web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e gazetarit miliarder në krye të RTSH-së/ Deputetja e PD-së kërkon zhbërjen e Këshillit

2023-07-04 11:50:00, Aktualitet CNA

Zgjedhja e gazetarit miliarder në krye të RTSH-së/ Deputetja e

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar zhbërjen e procesit të zgjedhjes së gazetarit miliarder dhe ish sekretarit të Rilindjes Alfred Peza në krye të RTSH-së.

Ajo është shprehur se janë shkelur kriteret dhe ka kërkuar zhbërjen e Këshillit.

Sipas saj është shkelur ligji me urdhërat e kryeministri Edi Rama, për të vënë Alfred Pezën në krye të RTSH-së.

“Kërkojmë zhbërjen e këtij procesi . Nëse ne nuk e zhbëjmë këtë proces, ne si komision zhbëjmë këshillin. Që të zgjedhim disa njerëz që mbajnë përgjegjësi për ligjin dhe të heqim ata që nuk mbajën përgjegjësi për ligjin. Marrim masat tona. Shkelën ligjin për urdhërat e caktuar politike të kryeministrit Rama”, tha Zhupa./ CNA





Lajmet e fundit nga