web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Krujë “zbret” në Komisionin e Ligjeve/ Debate të forta: 13-vjeçari vritet në derën e shtëpisë

2023-07-04 11:39:00, Aktualitet CNA

Atentati në Krujë “zbret” në Komisionin e Ligjeve/

Atentati me armë zjarri në Krujë që shkaktoi një viktimë dhe dy të mitur të plagosur ka zbritur sot në Komisionin e Ligjeve, ku ka patur debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe zëvendës ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.

Ky i fundit është shprehur se është krenar për punën e institucionit ku punonndërsa deputetët e opozitës i kanë kujtuar ngjarjen e sotme , ku dy të mitur një 13-vjeçar dhe një 10-vjeçar janë plagosur në derën e shtëpisë së tyre.

Po ashtu kanë kujtuar dhe rastin e vrasjes së babë e bir në Dukagjin.

“Çupi: Për ça është krenar? Vrasje e krime përditë. Është e papranueshme, mes mund të thotë ai ashtu.

Dogjani: Ça krenarie?? Të vritesh në shtëpi…apo si në rastin e 13-vjeçarit që vritet te dera e shtëpisë? Që vriten dy veta në Dukagjin? Ju të vini këtu dhe të thoni; situata nuk është mirë. Këtu duhet të dihet se çfarë kërkon qytetari shqiptar. Kërkojmë të jemi të sigurt në shtëpitë tona. Po pihet drogë në shkolla. Flas si qytetar. Më vjen keq që vini këtu dhe thoni; jam krenar që pihet drogë dhe që vritet.”-shprehen deputetët./ CNA





Lajmet e fundit nga