web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantimi i shërbimeve satelitore/ Balluku: 47 përqind e vendit e mbuluar me imazheri

2023-07-05 11:18:00, Aktualitet CNA

Prezantimi i shërbimeve satelitore/ Balluku: 47 përqind e vendit e

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur në lidhje me monitorimin e territorit me Shërbimin Satelitor dhe ngritjen e rrjetit të ekspertëve në institucionet shtetërore.

Balluku është shprehur se qëllimi kryesor është monitorimi i territorit  me anë të të dhënave që vijnë nga satelitët.

Ajo ka theksuar se Shqipëria është vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë që ka satelitët e saj në hapësirë.

Numri dy i qeverisë ka bërë me dije se deri më tani kemi arritur të mbulojmë më imazheri 47 përqind të territorit.

Gjithashtu theksoi se nëpërmjet të realizimit të këtij projekti do të mund të adresohen të gjitha nevojat urgjente duke përfshirë, zjarret, përmbytjet, ndërtimet e paligjshme si dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Me futjen e këtyre shërbimeve do të shkohet drejt përodrimit të inteligjencës artificiale  dhe Beep Learning, për të krijuar modele mbi imazhe dhe për të arritur imazhe final ./ CNA





Lajmet e fundit nga