web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Policët s’janë vetëm për gjoba”/ Balla jep porositë në Fier: Luftë më inteligjente ndaj krimit

2023-07-21 18:03:00, Aktualitet CNA

“Policët s’janë vetëm për gjoba”/ Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas marrjes së detyrës së re ka vijuar me turin e takimeve me strukturat drejtuese në rrethe.

Pas takimit me strukturat e policisë së Vlorës radhën për të marrë porositë e Ballës e kishin strukturat drejtuese të policisë së Fierit.

Balla diskutoi me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit në lidhje me situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale.

Ai ka kërkuar që policimi në Komunitet të ngrihet në një nivel të ri.

"Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë", ka thënë Balla.





Lajmet e fundit nga