web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 1 orë në SPAK/ Vasili përfundon dëshminë: U thirra për çështje me interes

2023-07-21 11:58:00, Aktualitet CNA

Mbi 1 orë në SPAK/ Vasili përfundon dëshminë: U thirra

Nënkryetari i Partisë së Lirisë ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK, ku dyshohet se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për lobimin e LSI sot PL në SHBA.

Ai është shprehur për mediat se është pyetur në SPAK për çështje që kanë interes.

Dyshohet se Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 2016.

Nëpërmjet kontratës me Global Security Stategies janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime Ilir Meta me anëtarë të Kongresit në SHBA.

 





Lajmet e fundit nga