web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta në Kuvend/ Anëtarët e Këshillit të Ministrave të lidhur tmerrësisht me krimin

2023-07-20 14:49:00, Aktualitet CNA

Akuzat e forta në Kuvend/ Anëtarët e Këshillit të

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi ka hedhur akuza shumë të forta ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Sipas tij nga hetimet e telefonatave rezultojnë të lidhur me krimin.

Ish kryeminstri tha se ministrat janë të lidhur me banditë ndërsa i bëri thirrje KE, Europolit të zbërthejnë përmbajtjet e tmerrshme të bandave të krimit.

 “Nga studimi dhe hetimi i telefonave Sky dhe incrocat, esc, dilni, shumë shumë keq. Nuk është sekret, por ju them se nga a 18 mijë shqiptarë që gjenden se disponojnë ato, 90 % i përkasin partisë së krimit. Mos u çudisni, por përqendrimi më i lartë në Shqipëri, gjendet në Këshillin e Ministrave.

Në ndërtesën e Këshillit të ministrave të funksionojë sipas burimeve numri më i dendur, i mbi 9 mijë sky dhe esc si telefona se nja 7-8 mijë janë jashtë. Dua t’u them ju këtu se ju dilni, jo të gjithë, por dilni tmerrësisht të lidhur me krimin. Ministrat tuaj, ku janë? Ja mbathën.

Janë të lidhur me banditë kryesorë, duke bërë porosi. I bëj thirrje KE-së Europol-it, partnerëve tanë, për një kontribut të madh të luftës në Shqipëri, zbërtheni përmbajtjet tmerrshme të bandave të krimit me ta. Kërcënojnë sigurinë. Edhe më lartë se ministra, me telefona Sky apo esc. Bëjini një kërkesë Komisionit Europian.

Do të kuptoni se kë votuat. Cili nga ju ka porositur vrasës avoketërisht? Cili nga ju ka porositur? Këto janë dosjet tuaja! Cili nga ju është akuzuar se fut hundët për të fituar bandat tendera! Ku i mori ai për para për ndërtimin në Surrel? Drejtësia nesër do të merret me sarajet e Edi Ramës. Sot nuk guxon”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga