web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plehra, myk, uji që pikon nga tavani/ Deputeti publikon pamjet skandaloze nga spitali i Lushnjes

2026-02-17 13:17:00, Aktualitet CNA

Plehra, myk, uji që pikon nga tavani/ Deputeti publikon pamjet skandaloze

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka publikuar pamjet skandaloze nga spitali i Lushnjes.

Gjendja paraqitet skandaloze. Ambientet përreth spitalit të mbushura me plehra, rruga me gropa që në raste shiu kthehet në një pellg me ujë ishin panorama e errët që ka ndarë deputeti në rrjetet e tij sociale.

Por jo vetëm kaq. Teksa hyn brenda spitalit tregon kushtet e mjerueshme. Mure plot myk dhe Tavani që pikon duke u kthyer rrezik për qytetarët e Lushnjes.

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ngritur alarmin duke treguar gjendjen reale të këtij spitali duke nisur nga urgjenca, morgu dhe të tjera ambiente të spitalit në kushte skandaloze.

Ky reagim i deputetit vjen pas mohimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është shprehur se godina është jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit.

Po ashtu sipas Ministrisë repartet janë transferuar në ambiente funksionale dhe shërbimet ndaj pacientëve ofrohen në kushte të sigurta.

“Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, sqarojmë se ato i referohen godinës nr tre aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

Repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

Spitali Bashkiak Lushnjë garanton se shërbimet për pacientët vijojnë të ofrohen në kushte të sigurtë dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente”, thuhet në reagim./ CNA





Lajmet e fundit nga