web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasje zinxhir në superstradën Lezhë–Milot/ Tre persona përfundojnë në spital

2026-02-11 15:21:00, Aktualitet CNA

Përplasje zinxhir në superstradën Lezhë–Milot/ Tre

Një aksident i trefishtë është regjistruar rreth mesditës në superstradën Lezhë–Milot, në afërsi të mbikalimit të Ishull-Lezhës.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete dhe një furgon mallrash, ndërsa bëhet me dije se janë plagosur tre persona. Menjëherë pas ngjarjes, të dëmtuarit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kolona të gjata automjetesh në të dy drejtimet e superstradës.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për shkaqet e përplasjes, ndërsa po punojnë edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullim. /CNA





Lajmet e fundit nga