web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas dy ditësh reshje/ Kryetari i Bashkisë Korçë publikon pamjet nga fusha e Maliqit

2022-12-11 12:50:00, Aktualitet CNA

Pas dy ditësh reshje/ Kryetari i Bashkisë Korçë publikon

Përgjatë dy ditëve të fundit vendi jonë është përfshirë nga reshje të shumta, gjë që ka sjellë problematika në disa zona të Shqipërisë.

Fatmirësisht zona e Korçës deri tani nuk ka patur probleme, të tilla si ndërprerje e energjisë elektrike, apo dhe bllokime të rrugëve.

Kryetari i Bashkisë Korçë, Gëzim Topçiu ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje, ku tregon se Fusha e Maliqit nuk ka pasur përmbytje pas dy ditëve me reshje.

Ai gjithashtu ka përgëzuar punonjësit e Ujitje-Kullimit Maliq dhe ata rajonalë të Korçës.

"Fusha e Maliqit pa asnjë problem pas rreshjeve të 2 ditëve të fundit .
Punë e shkëlqyer e punonjësve të Ujitje Kullimit Maliq e asaj Rajonale Korçë."- shkruan kryetari i Bashkisë Korçë./CNA.al





12:27 TODAY

Mashtrime me

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive krimina...

Lajmet e fundit nga