web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ortekët në rrugën drejt Thethit/ ARRSH: Rrezik i lartë, kalimi i mbyllur

2026-02-15 20:02:00, Aktualitet CNA

Ortekët në rrugën drejt Thethit/ ARRSH: Rrezik i lartë,

Reshjet intensive të dëborës dhe rreziku i lartë i ortekëve në rrugën drejt Thethit do të vazhdojnë të mbajnë kalimin të mbyllur.

Sipas ARRSH, kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës./CNA





Lajmet e fundit nga