web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njerëzit e inceneratorëve në kërkim/ Emrat

2023-02-22 09:10:00, Aktualitet CNA

Njerëzit e inceneratorëve në kërkim/ Emrat

Silvester Driza, i cili ishte shpallur në kërkim për aferën me inceneratorin e Fierit, është arrestuar në Gjermani.

Driza ka qenë në kërkim me 5 persona të tjerë, përfshirë këtu aksionerin dhe administratorin e inceneratorit të Tiranës Giuseppe Ciaffaglione.

Në kërkim mbeten Arber Denizi, Juri Ymeraj, Arjola Kodra, Luran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione.

Kujtojmë se në kërkim ndrëkombëtarë janë edhe Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

Me 16 nëntor 2022 për inceneratorin e Fierit u arrestuan, biznesmeni Arben Dervishaj, Regan Merdani, Gentian Zifla, Robert Shabani, Enver Sheshi.

Ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

SPAK ka konfirmuar se ka provuar një sërë veprash penale në ngarkim të të dyshuarve, përfshi përfitimet e paligjshme në mbi 146 milionë lekë që i janë transferuar ish-ministrit të Mjedisit përmes kompanive të lidhura me të dhe në mbi 14 milionë lekë transferuar ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako përmes pagës prej 6 mijë eurosh në muaj për babanë e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga