web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aludimet për arin/ Ish-këshilltari i Mbretit Leka Zogut I: Nuk ka marrë asgjë

2023-02-21 22:59:00, Aktualitet CNA
Aludimet për arin/ Ish-këshilltari i Mbretit Leka Zogut I: Nuk ka
Ish-Këshilltar Politik i Mbretit Leka Zogut I, Murat Basha

Ish-Këshilltar Politik i Mbretit Leka Zogut I, Murat Basha, ka folur pas publikimit të dokumentit nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ku tregohej Mbreti Zog mori arin pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Basha tha se Mbreti Zog ishte nga familjet e pasura të kohës dhe nuk kishte nevojë për para.

?Mbreti Zog ishte nga familjet e pasura të kohës, kishte para. Dhe ato para i mori gjithsecili me vete kur iku, pse themi ka marrë paratë e buxhetit. Nuk ka prekur asnjë gjë ai njeri. Ka një fakt dhe 10 interpretime. Ishte kryetar i shtetit shqiptar?, u shpreh ai.

Ish-këshilltari pretendon se Mbreti Zog ka marrë vetëm rrogën e tij deri në ?39, paratë nga shitja e një pylli në Qafë Shtamë dhe disa bizhuteri në pallatin mbretëror.

?Zogu ka marrë vetëm rrogën e tij deri në ?39, ka marrë paratë nga shitja e një pylli në Qafë Shtamë dhe bizhuteri në pallatin mbretëror. këto janë të gjitha të dokumentuara. Një raporti i zotit Blerim Çela, në ?93 pas mbretit Leka ka pasur një përplasje me qeverinë e asaj kohë dhe dolën disa dokumente jo zyrtare dhe doli e njëjta histori.

Është ngritur një komision nga KLSH i kryesuar nga Çela, ka hapur të gjitha arkivat dhe ka dalë që mbreti Zog nuk ka bërë asnjë abuzim mbi thesarin e shtetit. Kjo histori është kthyer herë pas here. Albina Karamitro ka kërkuar ndjesë në ?95 për baltosjen e bërë nga PD për figurën e mbretit zog?, theksoi Murat Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga