web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Krerët e lartë të Policisë së Shtetit takim të “fshehtë” në SPAK

2022-09-18 12:28:00, Aktualitet CNA

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Krerët e lartë të

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit të policisë Jeton Lami ka detyruar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme.

Takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit në ambientet e SPAK, raporton ABC News.

Bëhet me dije se Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi qe ndihmonte Martinajn të lëvizte i lirë në kohë që ishte në arrati, është transportuar nen masa te rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit ne Lezhe, drejt burgut 302 ne kryeqytet,

Kur ka kaluar me shumë se një muaj nga denoncomini familjarëve se kanë humbur kontaktet me Ervis Martinaj.

Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga