Andy Burnham heq TVSH-në për faturat e energjisë elektrike
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...

Me 11 gusht në media doli lajmi se është zhdukur i shumëkërkuari Ervis Martinaj.
Sipas raportimeve të gazetarëve të kronikës, familja e Ervis Martinajt, xhaxhai dhe nëna, kishin kallëzuar në komisariatin e policisë në Laç, se kishin humbur çdo kontakt me familjarin e tyre.
Që në momentin kur doli lajmi në media, u hodh edhe versioni i inskenimit nga Martinaj, madje Policia dyshonte më shumë te ky version.
Pasi flitej se Martinaj ndodhej në Dubai në hetime u përfshinë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, u kaluan në filtër të gjitha kontaktet e Martinajt dhe më pas sërish në media, duke cituar burime doli lajmi se personi që kishte njoftuar familjen për zhdukjen e djalit të tyre, ishte me vendndodhje në Dubai.
Zhdukja e Martinajt përkonte me njëmujorin e ekzekutimit të kushëririt të tij, Bruilant Martinaj dhe dy të tjerëve.

Për nëntë ditë radhazi në media u hodhën hipoteza nga më të ndryshme, u tha se u bënë kontrolle në Vlorë, atje ku Martinaj dyshohet se kishte një bazë, përtej asaj të Fushë-Kuqes.
Por asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të, ndërkohë që Vlora u trondit mëngjesin e 18 gushtit nga një atentat i dyfishtë, i cili iu faturua një ngjarjeje të vitit 2019 në Vlorë.

Një ditë më parë, "Albanian Post", duke iu referuar burimeve policore, shkruante se Ervis Martinaj ishte vrarë.
Trupi i tij ishte ndarë në 6 pjesë. Si në një film horror, përshkruhej akti në fjalë. Sipas të njëjtit portal, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.
“Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt, mik i tij, nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, besohet diku në regjion të Vorës”, shkruan "Albanian Post".
Por nga policia ende nuk ka asnjë version, ndërkhoë që të ashtuquajtura burime hedhin në media skena horror.
Policia hesht, zyrtarisht Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, por edhe në kërkim ndërkombëtar, nga ana tjetër, medias, Martinaj i serviret i ndarë në 6 pjesë.

Ervis Martinaj është një emër i njohur i botës së krimit në kryeqytet. Emri i tij është lakuar shpesh pas vitit 2013.
Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.
Dhe që nga viti 2013 dhe këtej Martinaj ka qenë një ndër më të lakuarit në lidhje me ngjarje të ndryshme, që përflitej se ka edhe mbështetje të fortë politike./CNA.al
Tri netë fantastike me atmosferë të zjarrtë festive ka...
Në natën e tretë të “Festës së Birrës”, një atmosferë ...
Një ditë pas atentatit me dy viktima në mbikalimin e P...
Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas...
Një djalë është dhunuar nga policia e Durrësit te stacioni...
Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç, të...
Psikologia Lenida Halilaj thotë se videoja e kryeminis...
Vetëm pak orë kanë mbetur nga nisja e "Festës së Birrë...
Gazetari Gerti Shella ironizoi sot efektiven e pezullu...
Gazetari Gerti Shella ka ironizuar efektiven e pezullu...
Punonjësit e Policisë së Burgjeve protestuan pak ditë ...
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar, pas pezullm...
Mbrëmjen e sotme është nata e tretë e magjisë së "Festës s...
Dy netë më parë startoi në Korçë "Festa e Birrës" në këtë ...
Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtori...
Gazetarja Ina Nurçe ka reaguar ashpër pas fyerjeve të ...
Më 12 shtator do të mbahet mbledhja e Posaçme e gjyqta...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë n...
Media britanike, "Daily Mail", ka publikuar një artiku...
Gazetarja Aida Topalli ka reaguar pas fyerjeve që nënk...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...