Andy Burnham heq TVSH-në për faturat e energjisë elektrike
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...

Gazetarja Anila Hoxha, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se Jeton Lami, agjenti i operacionales në Policinë e Shtetit, i cili shoqëronte dhe eksportonte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, duhet shpëtuar për të zbuluar se cilët janë shefa, zv shefa e policë të tjerë që janë rekrutuar nga i shumë kërkuari .
“Jeton Lami, oficer policie pranë FAST ( njësia për të kapur të kërkuarit) , është njeriu më i rrezikuar në Shqipëri e po ashtu është Kutia e Pandorës ku gjenden emrat e atyre shefave dhe policëve të korruptuar nga krimi i organizuar , që i shërbejnë dhe pastaj krekosen sikur po zbatojnë ligjin. Jeton Lami i arrestuar për shpërdorim detyre mbasi u zbulua që shoqëronte dhe eksportonte të shumë kërkuarin Ervis Martinaj dhe që llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro , aktualisht mbahet në burgun e Shënkollit. Jeton Lami dyshohet se ditën që kaloi nga polic i thjeshtë në njësinë operacionale , kaloi aty me një vend pune të porositur nga Martinaj. Pra prej dy vitesh ai ka parë e dëgjuar dhe di aq shumë emra policësh e shefash sa nëse flet , do na shpëtonte të gjithëve.
Ai duhet shpëtuar e bashkë me të ne kuptojmë të vërtetën, se cilët janë ata shefa, zv shefa e policë të tjerë që janë rekrutuar nga i shumë kërkuari .
Cilët janë ata që vazhdojnë të jenë në polici dhe që realisht nuk janë më policë, por kriminelë që shesin kolegët dhe paguhen për informacione në disa raste për ti thënë të shumë kërkuarit "ik se erdhëm" e në shumë raste të tjera për ta vënë në dijeni " se pala kundërshtare në krim po e kërkonte".
Cilët janë këta ushtarë të krimit , këta të blerë nga krimi ?
Jeton Lami është i rrezikuar nga kolegët e tij të rekrutuar që me siguri po ju dridhen këmbët që ai di disa gjëra. Kështu që një prokuror, Zoti e di kush është ai , le ta bëjë atë rrugë Tiranë - Shënkoll , të qëndrojë aty e të flasë e ti japë besim një "ushtari të vogël" , sepse do të ketë dosjen më të madhe të krimit të organizuar në Shqipëri.
Jeton Lami, është pak po e sigurtë, që sa kohë ishte përkrah një të shumë kërkuari , ai nuk ishte vetëm dhe jo më i rëndësishmi ushtar i tij. Ai di emra zyrtarësh policie që janë paguar për të mbyllur një sy për lojrat e fatit që gëlonin të organizuara nga kryeqyteti e në çdo qytet për të informuar në kohë e për tu bërë zbor policëve të thjeshtë , atyre të pa rekrutuarve. Dhe jo vetëm.
Se krimi i organizuar, ku palët luftojnë njëra tjetrën, ka arritur në nivele ku e bën luftën përmes policisë, atyre të BLERËVE.
Jeton Lami , njeh policë e prokurorë e gjyqtarë që paguheshin nga Ervis Martinaj. Emra të atyre që bënë sikur nuk panë gjë , mbasi një oficer i RENEAS kur kontrolloi biznesin e të shumë kërkuarit, mbas një incidenti aty dhe mbasi kishte qëlluar me shuplakë Martinajn , u dorëhoq nga detyra sepse dikush e tregoi emrin e tij.
Kështu që perpara se të jetë shumë vonë, të dalë dikush të ruajë një ish polic TË CILIN nëse egziston pak drejtësi dhe dikush që e do këtë vend ku jetojmë , ta mbrojë atë dhe familjen e tij .
Derisa ai të thotë KUSH JANË ATA TË SHITUR , të korruptuar dhe që ne ju kemi lënë drejtësinë në duar”, shkruan Anila Hoxha./ CNA.al
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me makinën...
Në lagjen Dritas, pranë Rinasit është gjendur një maki...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë, për tre t...
Policia në Korçë ka proceduar penalisht shtetasin E.S,...
Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për "Eur...
Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për "Eurone...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rruga e gabua...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Fresku", i zh...
Një krim i rëndë në familje është regjistruar mbrëmjen...
Policia ka zbardhur detajet e para nga të shtënat me a...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mal...
Një breshëri armësh drejt një “Audi” është regjistruar...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sot...
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi A.Ç., ...
Ditën e sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër ...
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të parave në k...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Pa...
Policia ka vënë në pranga dy shtetasit E.H dhe D.M, si dhe...
Është zbardhur dëshmia e babait të Ervis Martinajt, i ...
Agjenti i Operacionales në Policinë e Shtetit, Jeton L...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...