LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Midis dëshmitarëve të SPAK-ut, edhe ish-drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes

2023-09-22 13:53:00, Aktualitet CNA
Midis dëshmitarëve të SPAK-ut, edhe ish-drejtori i
Foto ilustruese

Në listën që ka përgatitur SPAK për t'u pyetur si dëshmitarë të akuzës kundër ministrit Mediu, figuron edhe emri i Armand Tartarit.

Armand Tartari, ish-drejtori i planifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes, ka fituar statusin e azilantit politik në Francë. Armand Tartari u dënua me 1 vit heqje lirie, me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.

Midis dëshmitarëve të SPAK-ut, edhe ish-drejtori i

Një ditë pas këtij vendimi, ai u arratis në Francë, ku pas një kalvari gati 3-vjeçar, arriti të siguronte statusin e azilantit.

Armand Tartari, i datëlindjes 23.12.1975, banues në Tiranë, u akuzua për veprën penale ushtarake “Shpërdorimi i detyrës”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë së kohës, Tartari, në funksionin si drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Programimit, Buxhetimit në MM, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Miratimit të Çmimeve, në bashkëpunim me të pandehurit Shkëlzen Madani, ish-drejtor i DMIBM në MM dhe Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s, si dhe në bashkëpunim me anëtarët e këtij komisioni, të pandehurit Denis Hajdari, Fatbardh Kuçi, Gëzim Oshafi, me gradën ushtarake major dhe Jorgo Mino, me gradën ushtarake kolonel, kishin caktuar si çmime të shitjes së municioneve, dyfishin e çmimeve të ofertës së shoqërisë amerikane "SAC inc", që ka përgatitur Ylli Pinari.

Mbetet për t'u parë se si do ta sigurojë SPAK-u dëshminë e Tartarit, i cili pas largimit në Francë, arriti që të evitojë ekzekutimin e zbatimit të dënimit me burg.

Ky ekzekutim tashmë është parashkruar./ CNA

 

12:31 TODAY

400 mijë euro nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur sot akuza të fort...

Lajmet e fundit nga