web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ora me vlerë 300,000 £ dhe bizhuteri/ Kush janë 3 shqiptarët që vodhën shtëpinë e futbollistit të njohur

2023-09-22 11:07:00, Aktualitet CNA

Ora me vlerë 300,000 £ dhe bizhuteri/ Kush janë 3

Policia britanike është vënë në kërkim të shqiptarëve që dyshohet se janë të lidhur me një vjedhje prej 300 mijë paudësh në shtëpinë e futbollistit të njohur Raheem Sterling. 

3 shqiptarët e shpallur në kërkim janë: Alfred Isufi, 48 vjeç, Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë.Këta të fundit po kërkohen për të marrë në pyetje mbi 33 vjedhje të total, raporton "The Sun". 

Media britanike shkruan se të tre personat e kërkuar kanë të gjithë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore dhe nuk besohet se janë larguar nga MB.

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për Kombëtaren angleze në Katar.

 

 

 





Lajmet e fundit nga