web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasjet brenda PD-së dhe qëndrimi për “non grata”-t/ Ambasada e SHBA: Nuk i zgjedhim ne kryetarët

2023-09-21 10:32:00, Aktualitet CNA

Përplasjet brenda PD-së dhe qëndrimi për “non

Ambasada e SHBA në një reagim ka deklaruar se SHBA besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Në reagim ambasada komenton dhe përplasjet brenda PD-së, duke thënë se nuk i zgjedh ambsada kryetarët e partive.

Më tej nënvizon se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim për individët e shpallur non grata në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga