web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"I'm at the crossroads"/ The student appeals to her peers: Our voice is much stronger than evil

2022-11-12 17:37:00, Aktualitet CNA
"I'm at the crossroads"/ The student appeals to her peers: Our
Student Kjara Mamushi

Kjara Mamushi, the student of Economic Informatics, made a call to her peers during the speech at the protest in front of the Prime Minister's Office.

Mamushi said that like every young man or woman, she is at a crossroads and looks at the future outside the Albanian lands.

She requested that peers join together and raise their voice against the Government.

"There are many reasons why I am here among you. Today I have the opportunity to tell about myself and my peers.

Këto arsye, besoj unë, dalin përtej çdo bindje politike apo përkatesie tjetër, sepse të gjithëve, në një formë a tjetër, na duhet të përballemi me pasojat e instalacionit eksperimental që Edi Rama dhe Rilindja e quajnë qeveri.

Sot po flas vetëm për udhëkryqin e madh ku gjendem unë dhe shumë bashkëmoshatarë. Te vazhdoj studimet dhe të kontribuoj për zhvillimin dhe integrimin e vendit tim, apo të konsideroj çdo mundësi për të ikur jashtë, në mënyrë që të siguroj kushtet e bashkëmoshatareve të mi në Europë.

Çdo ditë që kalon përgjigjia ime, dhe e juaja të dashur miq, anon nga varianti i dytë. Çmimet e qirave bëhen të papërballueshme, tarifat e çdo shërbimi tjetër jetësor gjithnjë e më në rritje. Pagat, ju e dini, janë aq të ulëta sa pranohen vetëm nga bangladeshasit, që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për në Europë.

Në këtë ditë e kanë sjellë Shqipërinë: një vend ku shqiptarët dhe popujt e botës së tretë planifikojnë ditën dhe rastin për të ikur!

Kryeministri justifikohet për gjithcka, dhe ka shpikur një kopil të cilit ia hedh fajet dhe e quan ‘luftë në Ukrainë’. Çdo masë anti-qytetare ia lë krizës. Çdo refuzim, siç bëri me pagat e pedagogëve tanë, apo kompensimet për ne studentët, thotë se e bën i detyruar nga kriza. A thua se qeveritë zgjidhen për të hedhur valle jo menaxhuar krizat. 

Ku do të shkojmë pas studimeve? Mundësia për tu punësuar si profesionist i fushës në të cilën ke studiuar hollohet përditë. Doemos, kështu ndodh në një shtet që administratën e vet e ka të mbushur me patronazhistë. 

Jam e bindur se zëri dhe forca e të gjithëve ne këtu në shesh, e kudo në Shqipëri, është shumë më e fortë se e keqja që shtrihet nga ndërtesat qeveritare në Bulevard e deri te vilat luksoze nëpër kodrat e periferisë.

Ky bashkim dhe kjo fuqi duhet të na prijë për të mos pranuar asnjë ditë të vetme qeveritë që vjedhin dhe të bullizojnë, ministrat që grabisin dhe të përqeshin.

Ashtu si para 32 vitesh, motoja e bashkëmoshatarëve të mi të asokohe, kumbon sërish: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, theksoi ajo./ B.A. – CNA.al

Protesta live në CNA





Lajmet e fundit nga