web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Albanians on an unstoppable mission/ Student: To dismantle the regime of Edi Rama

2022-11-12 17:16:00, Aktualitet CNA

"Albanians on an unstoppable mission/ Student: To dismantle the regime of

Students also joined the opposition protest. The student Rezenbrik Serjani, in his speech, said that the Albanians are on an unstoppable historical mission, until the complete dismantling and uprooting of the autocratic regime of Edi Rama.

 Dear citizens of Tirana and all of Albania , dear centrists!

My name is Rezenbrik Serjani, I am a student.

Vij nga Vlora e patrioteve te medhenj, nga Vlora e Pavaresise se madhe, nga Vlora e ndryshimeve historike. Do të jete po Vlora dhe te rinjte e saj te jashtezakonshem, qe do behen pjese e mbrojtjes se idealeve opozitare dhe rikthimit te vendit ne shinat e normalitetit.

Një thirrje zemre, është ajo që buçet nga të gjithë shqiptarët, duke u kthyer në himnin mbi të cilin u ngrit, po organizohet e manifestohet protesta e madhe e shqiptarëve, protesta e Shqipërisë.

Ne, Demokratët, Ne Opozitarët, Ne Shqiptarët, jemi në misionin historik, të pandalshëm, deri në ç'montimin e plotë dhe shkuljen e regjimit autokratik të Edi Ramës.

Një rrezik i madh, një mallkim ka kapluar Shqipërinë këto 9 vite, ku regjimi i sektit ka direktuar e diktuar politikat më të egra antishqiptare, ku më e liga, më e egra është politika e shpopullimit, duke e shkretuar çdo ditë e më shumë Shqipërinë.

Kujtojmë se për 7 vite janë larguar mbi 744 mijë shqiptarë, pjesa me e madhe te rinj.

Dhe kur largohet rinia, e ardhmja e vendit dhe e kombit është vërtet në rrezik; humbet shpresa për të ardhmen, shpresa për ndryshim kapitullon përpara së keqes.

Përgjegjësi për këtë ka veç nje emer: Rama dhe sekti i tij në pushtet!

Valixhet drejt Perëndimit, ikjet masive, të karakterit biblik, janë alarmi jonë më i madh, janë klithja më e madhe e Shqipërisë e kombit tonë, janë ato që çdo ditë bëhen motivi jonë i guximit dhe e përballjes me të keqen e madhe.

Kjo proteste e shenjte, e bekuar, e jashtezakonshme eshte për veten tonë, për Shqipërinë, për jetën, për të drejtat, për pronën e biznesin, për liritë e shkelura e tjetërsuara këto 9 vite, për të shenjtën Familje.

Shpresa dhe besimi për të nesërmen, le të jenë forca jonë, energjia jonë, busulla jonë, kthjelltësia dhe bukuria e të ardhmes sonë.

Per 9 vjet, cdo dite na jepet nje arsye me shume per t’u larguar.

Por po ashtu na jepen edhe mijëra arsye për të qëndruar, rezistuar e për të fituar!

Besimplotë, me besimin në Zot, le të kthehet 12 Nëntori, le te jete kjo dite e date dita jonë e shenjtë e demokracisë, dita e fillimit të shpëtimit të Shqipërisë!

Nëntori është muaji jonë, muaji i të gjithë shqiptarëve!

Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë të pandalshëm demokratik!

God and Albania, Vote and Flag are Our beliefs! ", said the student./ CNA.al





Lajmet e fundit nga