web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun

2024-01-04 13:37:00, Aktualitet CNA
Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Taulant
Inceneratori i Tiranes

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg drejtorin e Erion Veliajt, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun, të arrestuar për aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Seanca gjyqësore është zhvilluar në datën 30 Dhjetor, por nuk është raportuar nga mediat.

Nuk është kuptuar pasi në atë ditë është dhënë nga gjykata vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka marrë gjithë vëmendjen e mediave. Por në të njëjtën ditë GJKKO ka dhënë vendimin për Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun duke i lënë ata në burg.

Ata u arrestuan në datën 8 dhjetor të vitit 2023. Në pranga u vunë Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.

Akuza për aferën në Tiranë rëndojnë edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij Alqi Bllako të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Në arrest shtëpie janë lënë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi, i cili ndoqi hetimet për këtë aferë./ CNA





Lajmet e fundit nga