web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha në “arrest shtëpie” komunikon me qytetarët/ Balla: Është e papranueshme

2024-01-04 13:02:00, Aktualitet CNA

Berisha në “arrest shtëpie” komunikon me qytetarët/

Ish kryeministri Sali Berisha edhe pse në arrest shtëpie ka gjetur mënyrën që të komunikojë me qytetarët.

Prej dy ditësh, para banesës së tij janë mbledhur qytetarë dhe eksponentë të PD-së, ndërsa nga ana tjetër Berisha nuk është ndalur me akuzat ndaj drejtësisë dhe qeverisë.

Gjatë konferencës së ditës së sotme i pyetur nëse policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Berishës pas deklaratave nga ballkoni i shtëpisë së tij, Balla është shprehur se sipas kodit të procedurës penale është e qartë mënyra e zbatimit të arrestit në shtëpi.

Ai u shpreh se është e papranueshme por iu takon institucioneve të tjera të komentojnë mbi këtë çështje.

Ndër të tjera, ministri Balla foli për çështjen Partizani ku tha se është një rast tipik si në rastin e librave të kriminalistikës të korrupsionit.

Ai theksoi se kemi të bëjmë me një rast korrupisoni të pastër, ku një funksionar publik përdor firmën, funksionarët e tij brenda ndërtesës, për përfitime të paligjshme dhe lehtësim procedurash./ CNA





Lajmet e fundit nga