web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia

2024-01-03 14:08:00, Aktualitet CNA

Makinat luksoze të sekuestruara do të përdoren nga Policia

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. 

Një pjesë e mjeteve luksoze do të përdoren nga Policia Rrugore dhe RENENA. 

"Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre. Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit", shprehet Balla në një postim në rrjetet sociale./CNA 

 





12:04 TODAY

VIDEO/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rr...

Lajmet e fundit nga