web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Radhë e gjatë automjetesh në Elbasan/ Qytetarët kthehen në Tiranë pas festave

2024-01-02 14:41:00, Aktualitet CNA

Video-Radhë e gjatë automjetesh në Elbasan/ Qytetarët

CNA ka siguruar pamje nga aksi Qafë-Thanë-Prrenjas-Librazhd, i cili duket të jetë i rënduar me një fluks automjetesh.

Në këtë aks shihet radha e gjatë e automjeteve të cilat po kthehen në kryeqytet pas festave të Kritshtlindjes dhe fundvitit.

Prej ditësh akset që të çojnë drejt Juglindjes kanë patur një gjendje trafiku të rënduar.

Me orë të tëra drejtuesit e mjeteve kanë qëndruar të bllokuar në trafik duke e kthyer situatën në një makth për shumë qytetarë./ CNA





Lajmet e fundit nga