web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të drejtojë Himarën pas dorëheqjes së Goros?/ Vangjel Tavo përgënjeshtron mediat greke

2024-01-04 11:13:00, Aktualitet CNA
Do të drejtojë Himarën pas dorëheqjes së Goros?/
Vangjel Tavo

Vangjel Tavo ka reaguar pasi mediat greke shkruan se kryeministri Edi Rama kishte zhvilluar një takim pasi po planifikon ta emërojë në vend të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në një prononcim për mediat, Vangjel Tavo është shprehur se nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet e mediave greke.

Ai shton se nuk ka asnjë dëshirë të angazhohet në politikë.

“S’kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë. Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e mediave greke”, ka thënë ndër të tjera Vangjel Tavo.

Më herët kujtojmë se mediat greke bënë me dije se Jorgo Goro i ishte bindur urdhrit të Ramës për tu tërhequr nga detyra si kryebashkiak.

Athina zyrtare e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me çështjen “Beleri”. Greqia ka kërkuar që ai të lirohet, në të kundërt do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve apo në procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE./ CNA





12:04 TODAY

VIDEO/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rr...

Lajmet e fundit nga