web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakerat bëjnë “kërdinë” në kompaninë “One”/ Kopjojnë dhe fshijnë të dhënat e abonentëve

2024-01-04 10:52:00, Aktualitet CNA
Hakerat bëjnë “kërdinë” në kompaninë
Foto ilustruese

Disa ditë më parë në media u njopftua se ksihet pasur disa sulme kibernetike nga hakera në komapni të ndryshme dhe institucuione shtetërore.

Një nga kompaniet e goditura ishte “One” , e cila pas denoncimit në media dha dhe një njoftim.

Burime nga kjo kompani i thanë CNA se sulmi kishte qenë me pasoja shumë të mëdha dhe kompania ka ende sisteme jashtë funksionit.

Të njëjtata burime konfirmojnë se hakerat kanë mundur të hyjnë në shumë nga sistemet e kompanisë “One” duke kopjuar të dhënat pafund dhe duke fshirë shumicën e tyre.

Dëmi konsiderohet mjaft i madh. Ende nuk është bërë publik fakti deri ku shkon vjedhja e të dhënave të abonentëve të “One” dhe çfarë informacionesh kanë manrrë hakerat nga sistemet e kësaj kompanie.

CNA ka mësuar se i njëjti sulm kibernetik është tentuar dhe me kompaninë Vodafone, por duket se, ndryshe nga “One” tek “Vodafone” kanë dështuar./ CNA

 





12:04 TODAY

VIDEO/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rr...

Lajmet e fundit nga