
Inceneratorët janë skema më e madhe korruptive që iu ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhe shtetit qindra miliona euro.
Një skemë korruptive që nis në Elbasan, shtrihet në Fier dhe më pas në Tiranë. Por le t’i kthehemi aferës me inceneratorin e Fierit, e cila duket se nuk ka të ndalur.
Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje.
Por skandali është edhe më i thellë.
Në Mars të vitit 2021, kompania Integrated Technology Waste Treatment, Fier i dërgoi një shkresë qeverisë shqiptare ku i bënte me dije se inceneratori i Fierit kishte përfunduar por kjo nuk është e vërtetë.
Pse qeveria nuk e merr në dorëzim pasi kompania ia ka dorëzuar si projekt të përfunduar?
Inceneratori i Fierit nuk ka përfunduar, pasi mungon dhe 10 % nga investimit total, rreth 3 milionë euro.

Sipas administratorit Farudin Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë në punë, para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se shuma rreth 3 milionë euro do të paguhej nga Bashkia e Fierit dhe do të mbyllej si proces.
"Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë impiantet të funksionojnë. Njëra është të paguajnë qytetarët duke rritur taksat e tyre dhe tjetra që shteti të mbështesë qytetarët që ata të mos paguajnë atë që kushton.
Si i bëhet për ta shpjeguar këtë. Investimet janë bërë aty. Për ato gjëra që ja ndodhur ka pasur mangësi e nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional që herë pas herë kërkon pjesën e përkujdesjes, është pronë e Bashkisë së Elbasanit.
Fieri ka nevojë për një pagesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi do ta marrë bashkia e Fierit do të paguajë dhe atë pjesë të fundit dhe të futet në funksion. Siç është plani për t’u bërë.
Shqipëria ka qenë e mbytur nga plehrat. U vendos inceneratori i Tiranës në administrim nga shteti, si mendoni ju do të bëhet pa para ajo punë? I kemi thënë këto gjëra një mijë herë. Puna për të pastruar Shqipërinë do të vazhdojë dhe le të hidhen përpjetë të gjithë ata që nuk e kuptojnë.
Puna për të pastruar Shqipërinë kushton dhe kjo punë do të vazhdojë. Këto nisma kanë pasur rolin vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri janë sot ndryshe. Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja vazhdon të rritet”, ka thënë Rama.
Por në fakt kjo nxjerr në pah një tjetër skandal brenda aferës korruptive.
Çfarë pune ka Bashkia Fier të paguajë 3 milionë euro?
Këtë shumë duhet ta paguajë kompania Integrated Technology Waste Treatment, e cila ka marrë përsipër të ndërtojë inceneratorin, për të cilin qeveria ka paguar një thes me para dhe investimi nuk ka përfunduar, inceneratori nuk punon, është jashtë funksionit.
Bashkia e Fierit s’ka punë ta paguajë rreth 3 milionë euro investim për inceneratorin e Fierit, ndërkohë që qeveria ka paguar kompaninë Integrated Technology Waste Treatment.
Pra, tregohet qartazi që shifrat nuk kanë qenë të sakta, që ka patur abuzime dhe korrupsion dhe se investimi nuk ka shkuar deri në fund.
Për këtë skemë korruptive ka patur dhe një Komision Hetimor në mars të vitit 2022. Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022, pasi Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist, Alqi Bllako si dhe biznesmenin Klodian Zoto.
Përpos propagandës ku thuhet se inceneratorët janë shumë të bukur, janë për tu shërbyer qytetarëve , pas tyre kemi një incenerator që është i papërfunduar pasi i duhen 3 milionë euro të tjera investim si ai i Fierit, kemi inceneratorin e Elbasanit që nuk punon dhe është një kazan me naftë dhe duhen rreth 2 milionë euro në vit për mirëmbajtje dhe në Tiranë nuk kemi incenerator fare./ CNA
Vangjel Tavo ka reaguar pasi mediat greke shkruan se k...
Disa ditë më parë në media u njopftua se ksihet pasur ...
Në pikën kufitare të Kapshticës nuk ka aktualisht fluk...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
For some time now, for corrupt interests or propaganda...
The demographic transition year after year is changing...
Prime Minister Edi Rama has shared a photo of Pope Francis...
Independent candidate and anti-vaccination activist Ro...
Prime Minister Edi Rama has released some images from the ...
At the entrance and exit of the city of Elbasan in the dir...
Argita Malltezi, the daughter of former Prime Minister Sal...
"To continue undefeated every day" , this is the call ...
Many citizens have gathered in front of the former Pri...
The 52-year-old Italian woman who was wounded by a bli...
Artificial Intelligence has discovered something unusu...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has annou...
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë a...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se mjetet ...
Deputy Prime Minister Belinda Balluku has inspected th...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rr...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...