web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I besoi kompaninë

2024-04-07 11:50:00, Aktualitet CNA
I besoi kompaninë
Redi Molla

Skandali i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës vijon të mbetet në fokus të debatit publik.

Detaje vijojnë të dalin nga dosja hetimore, e cila fillimisht u sigurua nga CNA, që tregojnë se si nisi bashkëpunimi me kompaninë "5D", për të përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës.

Drejtorët e Veliajt, të cilët sipas SPAK janë pronarët “de facto” të kompanisë, u fshehën pas emrave të tjerë.  Administrator i kësaj kompanie ishte Nestor Muhametllari.

Ky i fundit dhe Redi Molla kanë njohje të hershme dhe lidhje shoqërore, sa drejtori i Veliajt i besoi administrimin e kësaj kompanie.

Nga dosja hetimore bëhet me dije se gjatë periudhës 2011-2018, Nestor Muhametllari ka qënë i punësuar në një kompani private ndërtimi. Në të njëjtën kompani ka qenë i punësuar edhe Redi Molla në periudhën maj 2013- prill 2015.

Të dy këta persona janë të njohur me njëri tjetrin, pasi kanë punuar për rreth dy vjet në të njëjtën kompani.

Kujtojmë që Muhametllari u emërua administrator i kompanisë në vitin 2018, nga Muhamet Petriti, vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos.

Kompania “5D Konstruksion” fitoi 45 tendera publikë, duke nisur nga viti 2016, me vlerë rreth miliona euro./CNA 

 





Lajmet e fundit nga