
CNA ka zbardhur të tjera biseda nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për aferën me kompaninë “5D” të drejtorëve të Erion Veliajt, që ka përfituar tenderë nga Bashkia e Tiranës.
Në bisedat e dekriptuara është edhe një mes Nestor Muhametllarit, që komunikon me Redi Mollën.
Komunikimi është zhvilluar më 12 nëntor të 2021-shit dhe flitet për një tender ku ka marrë pjesë kompania “5D Konstruksion”.
Bëhet fjalë për tenderin e ndërtimit të pedonales dhe korsisë së biçikletave te Liqeni i Thatë.
“Nestor Muhametllari: Ok, L.Thatë. Erdhi përgjigjja.
Redi Molla: Nonaaaaaa”, thuhet në një nga bisedat e Muhametllarit me Redi Mollën, ku ky i fundit duket shumë entuziast për përgjigjen pozitive.
Kontraktori për këtë tender ka qenë Bashkia Tiranë, me fond limit 69. 600. 572 lekë, me procedurë të hapur. Në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave gjatë kësaj kohe kanë qenë Taulant Tusha, Enton Punavija dhe Julian Zaja.
Në garë morën pjesë 22 kompani, por fituese u shpall “V.A.S. Konstruksion” sh.p.k., e cila tashmë quhet “5D”. Kompania e drejtorëve të Veliajt paraqiti ofertën prej 48. 987. 046 lekësh, shifër që zinte rreth 70% të fondit limit.

Në dosjen e SPAK-ut theksohet se “5D” nuk përmbushte kriteret për të qenë fituese, pasi ndryshe nga sa parashtroi në garë nuk kishte stafin e duhur, mjetet e duhura dhe përgatitjet apo kualifikimet përkatëse.
Punimet i zgjatën rreth 1 vit e 6 muaj përtej afatit të caktuar në kontratë.
Tusha, Punavija dhe Zaja kanë vepruar me dy standarde dhe kanë toleruar kompaninë “5D”, ndërkohë që një nga kompanitë është skualifikuar për mungesën e vetëm dy mjeteve dhe të tjerat për një formular elektronik që thotë se personi juridik është i padënuar.

Në dosje nënvizohet se një nga operatorët, kompania “Albavia” paraqiti ofertën më të ulët, por u skualifikua me argumentin se ka plotësuar gabim adresën e web të organit lëshues të dokumentit, që ka qenë portali “e-Albania”.
Këto hetime tregojnë edhe njëherë se kompania “5D”, me pronarë “de facto” Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, është favorizuar nga Taulant Tusha për të përfituar tenderë./ CNA

CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka nxjerrë një mesazh në ...
CNA, ditë pas ditë po sjell zbardhje nga dosja e SPAK-...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga dosja hetimore e Prokur...
Blloku blu i Nestor Muhametllarit, i cili u gjet nga h...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrest...
A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kish...
Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës pë...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Ç...
Drejtorët, të cilët punonin pranë institucioneve vartë...
Zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme janë bër...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme n...
Teksa sezoni veror po afrohet dhe temperaturat po rriten, ...
Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të Erion ...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin Mars...
Sindikatat në Greqi do të zhvillojnë protesta në data 2 dh...
Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Polic...
Dosja "5D Kontruskion" çoi pas hekurave drejtorët e rëndës...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka fol...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...