web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumentet biometrike/ Ministria, njoftim me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në ishujt grekë

2024-04-06 10:30:00, Aktualitet CNA

Dokumentet biometrike/ Ministria, njoftim me rëndësi për

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, kanë mundësuar realizimin e projektit "Ishujt 2024", me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.


Ministria bën me dije se në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në: Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024 dhe në Rodos, më 25, 26 dhe 27 prill. 

"Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme: Emër/Mbiemër i aplikantit Numrin personal (NID) Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT...) Adresen e vendbanimit - Ishulli Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024", thuhet në njoftim. 

Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.

Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar./CNA 

 





Lajmet e fundit nga