web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisin punimet për projektin

2024-04-05 15:31:00, Aktualitet CNA

Nisin punimet për projektin

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka bërë me dije se kanë nisur punimet për projektin "Lidhja e Rrugës Transballkanike" me Portin Detar.

Sipas Dredhës, Vlora do të fitojë një përmasë tjetër me këtë projekt.

Në shërbim të këtij investimi publik të rëndësishëm për qytetin, ka nisur puna për prishjen e objekteve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit.

Dredha shkruan se do të ketë një hapësirë të re urbane, të rikuptimësuar rrënjësisht, funksionale dhe moderne.

“Vlora do të fitojë një përmasë tjetër të hapur drejt detit nga zbatimi i projektit 'Lidhja e Rruges Transballkanike me Portin Detar'.

Në shërbim të këtij investimi publik të rëndësishëm për qytetin, ka nisur puna për prishjen e objekteve të shpronësuara dhe lirimin e sheshit të ndërtimit.

Do të kemi një hapësirë të re urbane, të rikuptimësuar rrënjësisht, funksionale e moderne”, shkruan Ermal Dredha./ CNA





Lajmet e fundit nga